Vdes pas 42 viteve në gjendje kome

0

Vdiq në Majami të Shteteve të Bashkuara në moshën 59-vjeçare, Edwarda O’Bara, pacientja që për 42 vite me radhë qëndroi gjendje kome. O’Bara ra në gjendje kome diabetike pas marrjes së një medikamenti kundër pneumonisë në vitin e largët 1970. Vitet e gjata të kaluara në këtë gjendje e shndërruan atë në pacienten më jetëgjatë në gjendje kome, plot 42 vjet. Përgjatë gjithë këtyre viteve, në krah të “Bukuroshes së fjetur”, siç u pagëzua nga mediat, qëndruan me radhë, babai që vdiq nga një atak kardiak në vitin 1977, më pas e ëma, që ndërroi jetë në vitin 2008 në moshën 80-vjeçare. “Ajo mbylli sytë e saj dhe shkoi të bashkohet me mamanë time në parajsë”, deklaroi motra e saj Collen pas vdekjes së Edwarda-s ditën e mërkurë në moshën 59-vjeçare.

Loading...