Poloni, gjendet nën tokë një meteor

0
156

Edhe pse shumica e meteoritëve që bien në planetin tonë, digjen në atmosferë, disa prej tyre arrijnë të godasin tokën. Megjithatë zakonisht ata janë të përmasave të vogla dhe nuk shkaktojnë dëme. Por shkencëtarët në Poloni kanë gjetur një meteor të madh, në afërsi të Poznanjit i cili peshon rreth 250 kilogramë dhe është një nga meteoritët më të mëdhenj të gjetur në Tokë. Astrofizikanët e zbuluan atë me ndihmën e një detektori elektromagnetik në pyll, në thellësinë 2.5 metra dhe sipas vlerësimeve paraprake mendohet se meteoriti ka rënë në Tokë rreth 5 mijë vjet më parë. Ai do i nënshtrohet analizave të mëtejshme për të mësuar diçka më tepër rreth përbërjen së tij.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency