Një fytyrë alieni në dritat e veriut

0

Një fotografe islandeze mbeti e habitur kur u kthye në shtëpi dhe po kontrollonte fotot e saj të Dritave të Veriut. Mes dritës jeshile mund të shihej fytyra e një alieni. Iurie Belegurschi tha se ky fenomen kaq spektakolar dukej sikur ishte një pushtim alien. Aq më tepër që gjithmonë në kulturën popullore mendohet se alienët janë jeshilë. Belegurschi qëndroi zgjuar gjithë natën për të parë aurorën. Ajo thotë se Dritat e Veriut janë fenomeni më fantastik që dikush mund të shohë. “Dëshiroj që gjithkush në jetën e tij ta përjetojë të paktën njëherë diçka të tillë”, tha ajo.

Loading...

 

Loading...