Shqipëri-Kosovë, kërkohet institucion permanent për zgjidhjen e sfidave integruese

0
1261

Blendi Hasani

 

Pacolli: Bashkimi kombëtar nis nga ekonomia. Çfarë kërkojnë ministri shqiptar i ekonomisë dhe politikanët e Kosovës

 

Është zhvilluar dje në Tiranë konferenca “Kosovë-Shqipëri, tregu i përbashkët, sa afër dhe larg”. Në të morën pjesë zv.kryeministri Edmond Haxhinasto dhe zv.kryeministrat kosovarë Pacolli e Kusari-Lila.

Gjatë fjalës së tij ministri Haxhinasto theksoi se realizimi i objektivit dy shtete – një ekonomi, realizohet në tre drejtime: Bashkëpunimi e integrimi dypalësh, integrimi në kuadër të rajonit, dhe integrimi në procesin e anëtarësimit në BE. Shqipëria, Kosova dhe gjithë bota shqiptare në rajon, kanë një objektiv të përbashkët strategjik, integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo përben, tha ai, një premisë të sigurt për një integrim të shpejtë ekonomik, për një treg të përbashkët Kosovë-Shqipëri.

“Ne, u shpreh më tej ministri, kemi nevojë për të bërë një komplimentaritet dhe integrim më të mirë të ekonomisë, dhe sektorëve të ndryshëm të saj, bazuar në avantazhet dhe konkurrueshmërinë e secilit treg”.

Kjo iniciativë vjen natyrshëm pak ditë përpara festimit të 100-vjetorit. Duhet ta përmendim këtë, sepse festimi i këtij 100-vjetori nuk është vetëm për atë që kemi bërë për 100 vjet, por edhe për 100 vitet që do të vijnë, tha Haxhinasto.

“Besoj se forum më të mirë se në një platformë të tillë në një zv.kryeministri konstatoi se është fakt tashmë që kemi përputhshmëri të vizionit strategjik. Kosova tashmë është imbarkuar në një proces integrimi evropian, por ajo që është më e rëndësishmja, jemi në një proces të vazhdueshëm të një integrimi në struktura rajonale, por edhe në një proces të vazhdueshëm integrimi midis dy ekonomive tona. Objektivi i marrëdhënieve dypalëshe është që të kemi dy shtete me një ekonomi“”.

Ndërsa Behxhet Pacolli u shpreh se bashkimi kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës nis nga ekonomia dhe rritja e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Gjatë promovimit të librit me këtë temë, “Bashkimi Kombëtar nis nga ekonomia” në një universitet privat në Tiranë, ish Presidenti i Kosovës dhe aktualisht zv/kryeministër, Behxhet Pacolli, tha se, tregjet e të dyja vendeve në vetvete janë shumë të vogla, por të bashkuara ofrojnë mundësi më të mëdha, duke i përafruar shtetet më pranë integrimit Evropian dhe stabilitetit ekonomik. Ish-presidentët shqiptarë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, thanë në fjalën e tyre se lidhjet ekonomike mes dy vendeve nuk duhet të hasin në barriera artificiale. Sipas tyre, politika duhet të gjejë zgjidhje për lehtësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve. Sipas tyre, politika duhet të gjejë zgjidhje për lehtësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Libri “Bashkimi fillon nga ekonomia” parashtron teza nga akademikë shqiptarë të të gjitha viseve për harmonizim ekonomik që do i paraprijë bashkimit të shqiptarëve nën strukturat europiane.

 

Tregtia e investimet

Kosova sot është partneri i dytë i Shqipërisë për sa u takon eksporteve shqiptare. Dhe kjo nuk është një gjë e vogël, ndërkohë që ka kaluar dhe Greqinë, një vend i Bashkimit Evropian. Trendi është vazhdimisht në rritje. Ka një rritje mesatare vjetore prej 31%, ndonëse volumi në tërësi është i vogël, rreth 3% i të gjithë shkëmbimeve totale të Shqipërisë. Pavarësisht nga ky trend pozitiv që kemi me marrëdhëniet tregtare, është shumë e rëndësishme të kuptojmë se çfarë duhet të funksionojë më mirë, tha ai.

Duke bërë edhe një analizë mund të shikojmë dhe mund të konkludojmë në mënyrë të qartë se ne kemi nevojë për të bërë një komplimentaritet dhe integrim më të mirë të ekonomisë. Kjo vjen nga struktura e shkëmbimeve ekonomike, por vjen edhe nga një vlerësim i konkurrueshmërisë dhe avantazheve konkurruese që ka secili vend. Nëse do shikojmë shkëmbimet tona tregtare, vërejmë se Kosova paraqet më shumë fuqi në produktet bujqësore në shkëmbimet me Shqipërinë, ndërsa Shqipëria paraqet më shumë fuqi në produktet industriale. Besoj se harmonizimi i politikave ekonomike dhe fiskale, me fokus të veçantë në unifikimin e nivelit të taksave është një perspektivë për t’u konsideruar pasi do të nxiste investitorët nga të dyja vendet për të qenë më të pranishëm dhe për të investuar në sektorë që ndikojnë në zinxhirin e vlerës. Kjo do të çojë edhe në thithjen e kapitalit dhe investimeve më të mëdha nga Shqipëria, shtoi ai.

 

Infrastruktura

Investimet thelbësore në infrastrukturën rrugore në të dyja vendet tona kanë ulur kostot për bizneset, por gjithsesi ato kanë nevojë të plotësohen me përpjekje shtesë. Duhet të vazhdojë ndërtimi i infrastrukturës hekurudhore si dhe shfrytëzimi më i mirë i porteve, veçanërisht i Shëngjinit. Mbetet për tu bërë interkonieksioni i linjave të tensionit të lartë midis dy vendeve. Mbetet për tu bërë edhe angazhimi më i madh i Kosovës në projektet e mëdha të cilat po i ndjek Shqipëria, siç është projekti TAP. Do të ketë një angazhim më të madh nga ana e Kosovës për sa i takon ndjekjes dhe vlerësimit të potencialeve të përfitimit nga një projekt i tillë madhor strategjik energjetik që ka Shqipëria dhe gjithë rajoni.

Po kështu, komplimentaritet dhe integrim duhet të ketë edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, në sektorin minerar, të agro-përpunimit, turizmit etj.

 

Rajoni

Përveç dimensionit dypalësh do të doja të përmendja si domosdoshmëri dimensionin rajonal. Ne të gjithë duhet të ecim në një qasje të njëjtë për sa i takon dimensionit rajonal të integrimit rajonal të ekonomive tona pasi tregu jonë, i të dy vendeve është shumë i vogël për të qenë atraktiv, për të tërhequr investime të rëndësishme strategjike.

Prandaj integrimi i ekonomive tona me ato të rajonit, me Maqedoninë, Malin e Zi, dhe në të ardhmen, pse jo, me Greqinë e me Serbinë, është një objektiv që duhet realizuar, tha ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency