Qeveria, mbështetje për ekselentët shqiptarë

0
183

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim të veçantë me stafin e projektit Albanian Excellence, që ka botuar një libër me 100 histori suksesi të shqiptarëve në botë. Kryeministri përgëzoi ideatorët e këtij projekti, duke u shprehur se sot është ora globale dhe aty ku japin më shumë qytetarët e këtij planeti, aty kanë të drejtë të shpalosin dhe potencialin e tyre, por fakti që mbajnë lidhje me vendin e origjinës është shumë pozitiv. “Ne kemi një program, i cili do të përpiqemi të funksionojë gjithnjë e më shumë. Ne synojmë të mbështesim ‘excellencët’ shqiptarë dhe kemi një projekt me të cilin synojmë të sjellim celebritete shqiptare nga mbarë bota, përfundimisht ose përkohësisht në Shqipëri. Ju ftoj edhe ju që të kontribuoni, sipas profesioneve që keni në Shqipëri, dhe qeveria është e gatshme të përpunojë mekanizmat në këtë drejtim”, – u shpreh kreu i mazhorancës. Kryeministri i qeverisë i njohu të pranishmit me ecurinë e vendit vitet e fundit sidomos me arritjet në fushën ekonomike, në arsim, shkencë, etj. Sa i përket arsimit ai u shpreh: “Në fushën e arsimit shtatë vjet më parë kemi pasur nivel të ulët të të diplomuarve në universitete, në shifrën prej 3.4%, ndërsa sot 71% e gjimnazistëve studiojnë në universitete. Qëllimi ynë është të mbledhim sa më shumë fonde për arsimin dhe të nxisim garën mes sektorit publik e privat”. Kryeministri u ndal edhe në arritjet në fushën e shëndetësisë, duke theksuar se Shqipëria është vendi i tretë në Evropë me akses më të lehtë në sistemin shëndetësor, ndërsa sa i përket projekteve në infrastrukturë, Berisha tha se në vitin 2006 kishte 2 434 kilometra rrugë të asfaltuara, ndërsa sot janë mbi 10 mijë kilometra. Lidhur me situatën ekonomike në vend, zoti Berisha tha se kriza është ndjerë, por reformat e mbrojtën ekonominë shqiptare nga recesioni.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency