• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Shëndet & estetikë

Problemet me sytë te fëmijët, kur duhen operuar

25 November, 2012
in Shëndet & estetikë
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo anomali që ka të bëjë me sytë, duhet të ekzaminohet, pavarësisht nga mosha. Disa fëmijë mund të refuzojnë të kontrollohen dhe në këto raste mund të përdoret anestezia për ta qetësuar fëmijën

LexoEdhe

Kundër infeksioneve dhe të ftohtit, ja si të përgatisni vajin e hudhrës…

Habisin onkologët: Hani këtë ushqim vetëm për 2 ditë! Largon diabetin, vret qelizat kancerogjene

Në mënyrë të rreptë shmangni lëngun e portokallit të kuq, nëse po merrni ilaçe!

Fëmijët janë e ardhmja jonë, ata janë të çmuar e të vlefshëm. Dhurata më e çmuar që mund t’u bëhet atyre është një jetë e shëndetshme. Megjithatë, për shkak të neglizhencës që lind nga mungesa e informacionit lidhur me sytë, fëmijët mund të preken nga sëmundje të syrit që bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u kuruar. Nuk ka kufi moshe për kryerjen e ekzaminimit të syve. Çdo anomali që ka të bëjë me sytë duhet të ekzaminohet pavarësisht nga mosha. Disa fëmijë mund të refuzojnë të kontrollohen dhe në këto raste mund të përdoret anestezia për ta qetësuar fëmijën. Edhe pse fëmijët nuk kanë asnjë ankesë, ata duhet t’i nënshtrohen minimalisht një ekzaminimi të syve nga mosha 1-2 vjeçe. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi janë thelbësore për shëndetin e syrit të fëmijës. Në të kundërt, ata mund të jenë të dënuar të kenë dëmtime të shikimit, si edhe probleme estetike për gjithnjë. Mosha ideale për ekzaminimin e një fëmije është në moshën 2-vjeçare, edhe pse fëmija nuk shfaq ankesa. Është e një rëndësie thelbësore që fëmijët që shkojnë në shkollë t’i nënshtrohen një ekzaminimi të syve të paktën njëherë në vit.

Ekzaminimi

Ekzaminimi i parë gjatë tre muajve të parë është shumë i rëndësishëm. Duke diagnostikuar sëmundje të tilla si katarakti, glaukoma dhe retinopatia premature (ROP) në këtë periudhë, mund të parandalohen dëmtime të pakthyeshme të syve. Katarakti apo sëmundjet e retinës çojnë në dëmtime të përhershme të shikimit dhe për rrjedhojë, në nistagmus të pakthyeshëm gjatë muajit të dytë ose të tretë. Bllokimi i kanalit të lotëve zbulohet më lehtësisht nga ekzaminimet e kryera mes moshës tre muajsh dhe gjashtë muajsh. Përveç kësaj, katarakti, glaukoma dhe infeksionet zbulohen në këtë moshë. Ju mund t’i provoni aftësitë e shikimit të fëmijës suaj duke mbyllur njërin prej syve dhe të kontrolloni nëse shqetësohet apo jo nga kjo.

Strabizmi

Kryerja e një ekzaminimi mes muajit të gjashtë dhe moshës një vjeçe është thelbësore për diagnostikimin dhe trajtimin e diplopisë. Strabizmi që vazhdon pas muajit të gjashtë duhet, patjetër, të trajtohet në këtë periudhë. Një pseudo-strabizëm mund të bëhet i dukshëm në varësi të mangësive në zhvillim të rrënjës së hundës. Strabizmi që ndodh, sidomos, kur sytë vështrojnë në anë të kundërta, zhduket kur hiqet lëkura që mbulon rrënjët e hundës. Përveç pseudo syve të kryqëzuar, mund të kemi një rast të strabizmit real. Kështu, një oftalmolog fëmijësh me përvojë duhet të vlerësojë statusin e fëmijës suaj. Mosha një vjeçare është periudha më e përshtatshme për ekzaminimin e të metave refraktive. Në këtë moshë, një e metë refraktive, ambliopia, bëhet e dukshme dhe mund të kurohet plotësisht. Nëse pikat e antibiotikut apo masazhet në sy për trajtimin e bllokimit të kanalit të lotëve, viti i parë është periudha më e përshtatshme për kryerjen e trajtimit.

Operacionet

Kjo është faza e hershme e sëmundjes dhe, për rrjedhojë, nuk ka shenja të posaçme. Nëse syri nuk trajtohet, ai do të mbulohet nga një perde e bardhë dhe, për pasojë, foshnja do të humbë shikimin. Është thelbësore që syri të trajtohet pa asnjë vonesë në fazat më të hershme të sëmundjes. Ndërhyrjet kirurgjike për glaukomën kryhen nën anestezi të përgjithshme.

Katarakti i lindur

Ndërhyrjet kirurgjike të kataraktit te personat e moshuar janë afërsisht të njëjta me ato te të rinjtë. Ndërhyrja kirurgjike për kataraktin e lindur bëhet nëpërmjet teknikës PHACO.

Kanali i lotëve

Në shumë raste, kanali i lotëve te foshnjat mund të zhbllokohet vetë nga mosha gjashtëmuajshe deri në atë njëvjeçare. Nëse gjendja vazhdon edhe pas një viti, mund të jetë e nevojshme që të kryhet ndërhyrje kirurgjike për trajtimin e bllokimit të kanalit të lotëve të fëmijës suaj.

Sëmundje të syrit te fëmijët:

Të meta refraktive

Strabizmi

Sëmundja e qepallës – Epifora

Katarakti i lindur

Glaukoma e lindur

Konjunktiviti alergjik

Retinopatia premature (ROP)

Nistagmusi

Neoplazma e syrit

 

 

ShareTweetPin
Previous Post

Artur Micko zgjidhet kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist të Tiranës

Next Post

Shpërndarja e mandatave, Gjiknuri: Jo në kolegj, KQZ ka ekskluzivitetin

linda

linda

Next Post

Shpërndarja e mandatave, Gjiknuri: Jo në kolegj, KQZ ka ekskluzivitetin

SONDAZHI

[democracy id="18"]

Lajmet e fundit

Politikë

Deputetët e LSI-së mirënjohje për protestuesit: Sot Shqipëria rregulloi frymëmarrjen, ndezi shpresën!

by redaktori
16 February, 2019
0

5 zyrtarët e LSI-së shprehin mirënjohjen për pjesëmarrësit në protestë, ndërsa nuk ngurrojnë të tregojnë fundin politik të kryeministrit Edi...

Read more

Aksioni i arrestimit të protestuesëve! Deputetët e PD-së përplasen fizikisht me policinë!!!

16 February, 2019

Video/ Vitkor Tushaj: Sot, Shqipëria rregulloi frymëmarrjen! Mllef njerëzor kundër tepsisë së maxhorancës!

16 February, 2019

Video, Florenc Hoxha gjatë arrestimit! Goditja pas shpine nga policia, skandal

16 February, 2019

‘Gazi lotsjellës, krim kundër njerëzimit!’ Ish-ministri i Brendshëm apel të fortë Ramës: Largohu sa më parë!

16 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -