Personat me hipertension, kujdes gjatë dimrit

0

Me afrimin e stinës së dimrit, shfaqen edhe rreziqet për pacientët që kanë probleme me hipertension. Mjekët këshillojnë që personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave. I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës. Një tjetër problem për këta persona, gjatë sezonit të dimrit, mund të jetë edhe stresi i cili krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

Loading...