Lezhë Aksidenton për vdekje kalimtarin, largohet drejtuesi

0

Një kalimtar është aksidentuar për vdekje pasditen e djeshme në qytetin  Lezhës, ndërsa drejtuesi i automjetit nuk ka denjuar as t’i japë ndihmën e parë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabë. Policia bën me dije se viktima është 52-vjeçari Dedë Kulli, banor i fshatit Mabë. Nga hetimet paraprake mësohet se 52-vjeçari po ecte në anë të rrugës për në shtëpi ku papritur është përplasur nga një makinë, e cila është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit.

Loading...