Kanabisi, ilaç për shërimin e epilepsisë

0
155

Një bashkim i caktuar nga kanabisi do të duhej të testohej si ilaç i mundur në shërimin e epilepsisë, sepse deri më tani shkencëtarët nga universiteti në Riding kanë kryer shumë eksperimente laboratorike në minj. Bashkimi i cili zgjon kureshtjen e shkencëtarëve është elementi cannabidivarin (CBDV), një substancë që nuk është psikoaktive. Shkencëtarët në Riding kanë konstatuar se kjo përzierje e vogël mund të ndikojë si antikonvulsant që edhe është vërtetuar gjatë eksperimenteve në minj. Minjtë e prekur nga epilepsia, pas marrjes së kësaj substance kishin sulme më të buta në krahasim me ata minj që kishin marrë placebo. Që në vitin e ardhshëm, prodhuesi britanik i ilaçeve GW pharmaceuticals, planifikon këto testime me medikamente të reja. Ekspertët paralajmërojnë se duhet pasur kujdes me ilaçin e ri, sepse epilepsia te minjtë dhe te njerëzit ndryshon shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency