Zbardhet letra e Ministrisë së Brendshme për anëtarët e KQZ-së

0
267

Një ditë pas kërkesës së nënkryetari të KQZ-së Denar Biba dhe anëtares Albana Shtylla të bërë më datë 21.11.2012 për informacion dhe dokumentacion në Ministrinë e Brendshme për lëvizjet e fundit demografike në disa komuna të qarkut të Kukësit, kjo ministri kthen përgjigje në të cilën argumenton se të dhënat e saj janë të dorëzuara më parë në komision zgjedhor sipas ligjeve në fuqi dhe se për informacione më të detajuara, cenohet ligji për të dhënat personale të shtetasve. “Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile mund të japë vetëm këtë informacion në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë në momentin e caktuar nga ligji. Kodi Zgjedhor përcakton që të dhënat mbi popullsinë i dërgohen KQZ-së një herë në 4 vjet, jo më vonë se katër muaj para fillimit të periudhës zgjedhore dhe nuk përcakton dhënien e informacionit apo referimin nga afate të tjera të ndërmjetme apo të çdo lloji tjetër. Ministria e Brendshme me qëllim garantimin e transparencës maksimale, brenda kufijve të ligjit dhe në përputhje me procedurat dhe mënyrën e organizimit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile sipas zyrave të gjendjes civile të bashkive e komunave dhe të grupuar në qarqe. Udhëzuar me të dhënat personale që kërkoni në piken 2, te kërkesës Suaj, sqarojmë se, neni 3 i ligjit nr. 10129 datë 5.11.2009, i ndryshuar “Për Gjendjen Gjendjet Civile pika 1, përcakton: “Të dhënat individuale e familjare të përbërësve të Gjendjes Civile me karakter personal. Aktet, të dhënat dhe konfirmimet shkresore për gjendjen civile i jepen vetëm personit që i përkasin këto të dhëna; anëtarit të familjes; kujdestarit; përfaqësuesit ligjor ose me prokurë dhe pas vdekjes, atyre që kanë legjitimitetin e kërkimit të trashëgimisë ligjore ose trashëgimtarëve testamentare”, – thuhet në shkresën e Ministrisë së Brendshme drejtuar nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba dhe anëtares Albana Shtylla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency