“Twilight Breaking Down 2” thyen rekorde në kinemanë amerikane

0
157

Saga “Twilight breaking down” pjesa e dytë triumfon në kinematë amerikane me numrin më të lartë të të ardhurave. Filmi filloi të shfaqet në kinematë amerikane në datën 16 nëntor të këtij muaji dhe duket se në te gjithë botën ka ende njerëz të cilët mezi presin të shohin përfundimin e sagës, e cila është mbështetur në bestsellerët e autores Stephanie Mayer. Biletat për “Breaking Down 2“, dolën në shitje online, 6 javë përpara premierës së filmit, ndërsa në kinematë amerikane seria e fundit e sagës vijon të shfaqet dhe deri më tani nuk ka një datë fikse, se kur ajo do të hiqet nga sallat e kinemave. 141 milionë dollarë ka arkëtuar filmi fantazi me vampirë, që ka zbritur nga froni filmin “Skyfall” me agjentin sekret 007. Në fundjavën e parë në sallat e kinemave amerikane filmi rezultoi një sukses, duke zbritur në vendin e dytë “Skyfall” me 41.5 milionë dollarë. Në vendin e tretë u rendit “Lincoln” me protagonist Daniel Day-Lewis me 21 milion dollarë. Ajo që e bën më të pëlqyer këtë film janë edhe protagonistët, të cilët janë një çift jo vetëm në film, por edhe ne jetën reale, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency