Spitali i Durrësit Vendimi, rritje pagave 2-5 për qind

0

Sakaq, drejtorja Hana u nderua me certifikatën e mirënjohjes nga spitali i Durrësit për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre viteve

Loading...

 

Rritje page 2-5 për qind për 701 punonjësit e spitalit të Durrësit. Vendimi i marrë nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor dhe rritja e pagave të punonjësve të këtij spitali është bërë në vazhdën e vendimeve të Këshillit të Ministrave për rritjen e pagave të punonjësve në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë e në gjithë sistemin buxhetor. Vendimi është bërë nga Këshilli Administrativ i ISKSH-së dhe rezulton se sipas përllogaritjeve të bëra, efektet financiare shtesë në total arrijnë në 6.429.000 lekë. Nga këto rritje përfitojnë punonjësit me arsim të lartë për 161 vetë, punonjësit e infermieristikës 351 vetë dhe punonjësit mbështetës për 189 vetë.

Qendra

Deklarata është bërë gjatë inaugurimit të Qendrës së Telemedicinës në Durrës, drejtoresha e ISKSH-së znj. Elvana Hana, i pari i përfshirë në skemën e sigurimeve shëndetësore, ka pasur një ecuri mjaft pozitive sa i takon mbulimit të shërbimit. Ndërsa ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo gjatë inaugurimit të qendrës së telemedicinës deklaroi se “përdorimi i rrjetit të telemjekësisë ashtu sikundër është parashikuar do përdoret për edukim të vazhdueshëm mjekësor, për kërkim shkencor dhe për kujdes ndaj pacientit. Gjatë kohëve të fundit ekipe mjekësh të huaj kanë kryer ndërhyrje të vështira kirurgjikale në QSUT. Të gjithë pacientët e trajtuar, kryesisht fëmijë, janë vizituar paraprakisht nga vende të tjera nëpërmjet rrjetit të telemedicinës në rrethet e tyre – Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Kukës”, – dekalori Tavo i cili sqaroi se “së shpejti në spitalet tona do të fillojë zbatimi i programit të teletraumës dhe ka nisur tashmë zbatimi i telestroke”.

Rritja

Ndërkohë, Hana lajmëroi rritjen e pagave për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin tjetër mbështetës të spitalit të Durrësit, e cila u miratua dje nga Këshilli Administrativ i ISKSH-së. “Duke ju përgëzuar për këtë qendër të re që po vihet në funksion në spitalin e Durrësit, dëshiroj gjithashtu t’ju lajmëroj për vendimin e miratuar dje nga Këshilli Administrativ i ISKSH-së për rritjen e pagave tuaja nga 2-5%”, – tha znj. Hana. ISKSH miratoi një ditë më parë ndryshimet në pagat e punonjesve të spitalit të Durrësit, sipas Vendimit nr. 31, datë 2.11.2012, të Bordit Drejtues të këtij spitali. Vendimi i ISKSH-së parashikon rritjen e pagave të sistemit shëndetësor dhe joshëndetësor mesatarisht për 2-5 për qind, për 701 punonjësit e spitalit. Rritja e pagave të punonjësve të këtij spitali është bërë në vazhdën e vendimeve të Këshillit të Ministrave për rritjen e pagave të punonjësve në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë, e në gjithë sistemin buxhetor. Sipas përllogaritjeve të bëra rezulton se efektet financiare shtesë në total arrijnë në 6.429.000 lekë. Nga këto rritje përfitojnë punonjësit me arsim të lartë për 161 vetë, punonjësit e infermieristikës 351 vetë dhe punonjësit mbështetës për 189 vetë. Efektet financiare të këtyre rritjeve mbulohen nga buxheti total i dhënë për spitalin e Durrësit sipas vendimit të KA të ISKSH-së nr. 1 datë 13.2.2012, dhe nga fondet buxhetore të trashëguara nga vitet e kaluara duke bërë ndryshimet përkatëse midis zërave të shpenzimeve.

Loading...