Sigurimi i energjisë me çdo kusht rrit nivelin e borxhit

0

Blendi Hasani

Bode në Kuvend: Blejmë energji, prodhojmë energji, furnizojmë me energji dhe nuk marrim mbrapsht asgjë

Nevoja për të garantuar furnizimin me energji elektrike për vitin 2013 detyron qeverinë të rrisë nivelin e borxhit publik në 62.6%. Kjo është pranuar nga ministri i Financave Ridvan Bode gjatë prezantimit të projektbuxhetit të 2013-ës në Komisionin e Ekonomisë. Ministri tha se duhen siguruar garanci financiare për KESH-in, pasi bankat nuk i japin kredi korporatës. Financat sollën në komision edhe projektligjin për ndryshimin e ligjit organik të buxhetit, ku parashikohet rritja e kufirit të tij në raport me GDP-në. “Vijmë për ta hequr sepse jemi tërësisht në kushte specifike, dhe ka të bëjë me atë që ju përmendët, heqjen e kufizimit nga ligji i borxhit, dhe njëkohësisht futja e një neni vetëm për këtë vit në ligjin e buxhetit vjetor për të nxjerr jashtë limiteve të autorizuara garancitë që jepen për KESH-in. Viti 2013 do të jetë vit elektoral, Parlamenti mund të jetë dhe i shpërndarë kur KESH-i mbetet pa para për të importuar energjinë elektrike. Ju e dini situatën që kemi aktualisht, blejmë energji, prodhojmë energji, furnizojmë me energji dhe nuk marrim mbrapsht asgjë”, – tha Ridvan Bode, ministër i Financave.

Për opozitën rritja e kufirit të borxhit do të thotë përkeqësim i treguesve ekonomikë në vend dhe nga ana tjetër rritja e investimeve bëhet vetëm ngaqë 2013 është një vit elektoral.
“Keni tejkaluar kufirin ligjor lidhur me borxhin publik në raport me GDP-në dhe për 2012. Në 2013 shkelni kufirin ligjor pa thënë se cili do të ishte në fakt limiti tjetër që duhet të kishim miratuar. Ka të bëjë me një zinxhir borxhesh në sistemin elektroenergjitik që kanë kapur 2 për qind të GDP-së, ka të bëjë me borxhet që qeveria i ka kompanive të ndërtimit për punimet e kryera”, – u shpreh Mimi Kodheli, deputete e PS-së në Komisionin Ekonomisë.
Ministri i Financave garantoi se vitin që vjen buxheti parashikon rritjen e vlerës së investimeve si dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanive që kanë kryer punë publike. “Mbajmë lart vëllimin e investimeve publike. Ju thoni që kanë kompanitë publike për të marr dhe ky është borxh i fshehur. Jo more zotëri, këtë po bëjmë. Nuk po hapim asnjë objekt të ri për vitin 2013. Shihni listën, nuk keni asnjë objekt të ri, do paguajmë punimet që bëhen në objektet aktuale”, – vijoi ministri Bode.
Vlera e investimeve do të jetë sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rreth 50 miliardë lekë parashikohen investime në infrastrukturë. I gjithë buxheti i vitit 2013 është 409 miliardë lekë.

Buxheti për METE

Veç energjetikës, totali i parashikuar i shpenzimeve per vitin 2013 per Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes eshte ne masen 1.99 miliarde leke ose 0.14% e PBB. Keto fonde do te sherbejne kryesisht ne arritjen e objektivave te meposhtem:

Zhvillimi i qendrueshem i biznesit nepermjet Permiresimit te Klimes se Biznesit e konkretisht hapjes se 13,000 bizneseve te reja dhe dhenies se 3,500 licensave.

Rritja e shkalles se kontrollit te pajisjeve nen presion ne vendin e punes, sigurise se instalimeve elektrike, subjekteve qe kryejne veprimtari te tregtimit te naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre, si dhe mbikqyrjes se tregut te produkteve te tjera jo ushqimore ne krahasim me vitin 2012.

Zhvillimi i kapaciteteve institucionale ne METE per menaxhimin koordinimin dhe zbatimin efikas te politikes rajonale te Shqiperise dhe zbatimin e politikes rajonale te BE-se

Rritja e fluksit te Investimeve te Huaja Direkte nëpërmjet dhënies së shërbimeve ndaj 10 investitoreve te huaj, 3 studimeve për potencialet investuese në Shqipëri.

Nxitja e bizneseve kreative nepermjet dhenies grant per 20 kompani ne fushen e kreativitetit.

Borxhi publik

Ne ecurine e stokut te borxhit ndaj PBB eshte e rendesishme te theksohet prezenca e faktoreve te tjere jashte huamarrjes totale si:

Zeri i rivleresimit te valutave ka qene nje element i rendesishem i stokut te borxhit ne vitet 2006-2009, duke arritur ne nivelet 1,60% dhe 2,16% ndaj PBB. Ne shume absolute ky ze ishte 23,540 milion leke ne vitin 2008 dhe 18,870 milion leke ne vitin 2009 duke ulur mundesine per huamarrje ne keto vite. Me pas ne vitet 2010-2012, si rezultat i zhvleresimit te monedhes vendase ndaj euros dhe dollarit eshte eliminuar teresisht ne stokun e borxhit publik.

Ndikimi i kursit te kembimit ne stokun e borxhit te jashtem ka qene nje ze pak i vleresueshem deri ne vitet 2008. Por ne vitin 2009 eshte vleresuar qe ndikimi i kursit te kembimit arriti ne 27,4 miliard leke, ose 2,3% ndaj PBB. Me nje shume absolute konsiderueshem me te vogel eshte vleresuar ky tregues ne vitin 2011 rreth 4,5 miliard leke ose 0.33% e PBB. Keto risqe zvogelojne mundesine e huamarrjes dhe detyrojne parashikimin e kontigjencave te mundshem ne kete drejtim.

Ne fund te muajit shtator 2012 luhatjet e kurseve te kembimit te monedhes ALL kundrejt monedhave te tjera qe jane pjese perberese e stokut te borxhit te jashtem kane dhene nje efekt shtese ne vleresimin e stokut. Shtesa ne stok vjen pjeserisht si efekt i rritjes se stokut per shkak te disbursimeve dhe pjeserisht nga luhatjet e kurseve te kembimit.

Ne fund te tremujorit te trete te vitit 2012 kemi nje shtese prej rreth 22.9 miliarde ALL ne vleresimin e stokut te borxhit te jashtem krahasuar me fundin e vitit 2011.

Efekti shtese ne stok per shkak te disbursimeve eshte 19.2 miliarde ALL ose 1.41% e PBB, ndersa shtesa e cila vjen si rezultat i luhatjeve te kurseve te kembimit eshte 3.7 miliarde ALL ose 0.27% e PBB. Efekti I shteses si rezultat i ndryshimit te kursit te kembimit eshte pozitiv. Kjo do te thote qe kemi te bejme me nje zhvleresim te lekut kundrejt monedhava qe zene pjesen me te madhe ne stokun e borxhit te jashtem (EUR, SDR, USD)

Me konkretisht, monedha vendase eshte zhvleresuar me 0.91% ndaj monedhes Euro,me 1.36% ndaj SDR dhe me 0.74% ndaj USD. Zhvleresimi ndaj monedhave te mesiperme ka nje efekt te rendesishem mbi shtesen e stokut te borxhit te jashtem si rezultat i luhatjeve te kursit te kembimit pasi stoku ne i kompozuar nga tre monedhat e mesiperme eshte rreth 93% e totalit.

Zeri i riskedulimeve te borxhit te jashtem ka ndikuar ne shtesen e stokut te borxhit si rezultat i perfshirjes se tyre ne momentin e riskedulimit dhe me pas edhe ne shlyerjen e ketij borxhi. Ne vitin 2008 shtesa bruto e riskedulimeve ishte 4,6 milion EUR dhe i gjitha eshte shlyer brenda vitit. Me pas ne vitin 2009 ka qene 33,5 milion EUR shtese dhe 5,8 million Euro pagesa duke shtuar neto me 28,7 milion EUR borxhin ose me 3,9 miliard leke. Ndersa ne vitin 2010 eshte vleresuar shtesa me 10,1 milion EUR dhe ripagesa 1,3 milion EUR duke dhene ndikim neto me 8,8 milion EUR ose rreth 1,2 miliard leke. Ne vitin 2011 nuk ka pasur perfshirje te riskedulimeve te vjetra ne stokun e borxhit.Ne vitin 2012 perfshirja e riskedulimeve ne stokun e borxhit vleresohet ne 1,2 miliard leke.

Garancite nuk perbejne pjese te konsiderueshme te borxhit tone edhe gjate vitit 2011. Ne raport me vitin 2010 ato kane mbetur ne te njejtin nivel. Gjate vitit 2011 nuk ka pasuar asnje garanci te re te emetuar ne tregun e jashtem nderkohe qe ne tregun e brendshem eshte emetuar garanci ne vleren 3.1 miliarde leke per Kesh Sh.a. Gjate 9 mujorit te vitit 2012, garancite mbeten ne te njejtin nivel me fundin e 2011 ne vlere absolute, por jane shtuar me 7 miliard leke ne muajin tetor 2012 per Kesh. sh.a.