Standard.al

Protesta për dhunën ndaj Rihanës, Brown anulon koncertin

Chris Brown anuloi një koncert të parashikuar për t’u mbajtur në Guajana në Amerikën Latine pas protestave të shoqatave të mbrojtjes së grave në vend. Organizatorët e koncertit thanë se këngëtari amerikan vendosi të tërhiqej nga koncerti pasi ndjehej i shqetësuar nga protestat. Shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të grave në Guajana (shteti i vogël në veriperëndim të Amerikën Latine) protestuan kundër Chris Brown për dhunën që ky i fundit ushtroi ndaj këngëtares Rihanna në vitin 2009, kur edhe ishin të lidhur bashkë. Chris u shpall fajtor për dhunën ndaj Rihanna-s atëherë, por muajt e fundit dy ish-ët kanë rivendosur kontaktet, madje edhe duke bashkëpunuar në disa këngë.

Comments are closed.