Luana, ngjyra e kuqe shumë i ngjan…

0

Thonë se ngjyra e kuqe tërbon demat, por, me sa duket, autori i kësaj kënge, Adrian Gaxha, ka të njëjtin efekt mbi Luana Vjollcën. Miqtë e afërt të Luanës tregojnë se prej kohësh ajo ishte parë të shoqërohej me një djalë shumë simpatik. Marrëdhënie e cila e ka marrë fund krejt papritur ashtu si ajo me djalin vlonjat të Big Brother, Arjon Muça, i cili e zëvendësoi shumë shpejt Luanën me një tjetër velinë bionde. Një histori dashurie si në telenovelë kjo e Luanës dhe Adrian Gaxhës, ata ndahen, krijojnë lidhje të cilat Luana nuk i ka publikuar asnjëherë, përveç asaj me Gaxhën, që mesa duket dominon në zemrën e saj. Lidhja me këngëtarin nga Maqedonia, ka qenë gjithmonë e tillë, thonë miq të afërt të prezantueses. Ata lidhen në çdo koncert dhe ndahen pasi Gaxha largohet nga Tirana. Duket sikur hiret e Luanës “treten” sapo ai kalon kufirin, megjithatë prezantuesja e motit nuk është aq “viktimë”, pasi edhe ajo nuk mbetet pas me historitë e saj të dashurisë. Ata janë fotografuar së bashku pas përfundimit të natës finale të Këngës Magjike, ku kanë qenë të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në këtë festival.

Loading...

E vogël, Luana Vjollca, ishte një çapkëne, e shkurtër dhe e shëndoshë me trup, flokët e prera si çun, të cilës i mungonin shoqet për faktin që njihej si e egër. Mirëpo, sot, ajo është një ndër personazhet me të dashura të ekranit, super e çiltër dhe seksi dhe ngjyra e kuqe shumë i ngjan.
Eh, kur jemi te ngjyra e kuqe, ajo ka një rrëfim për të treguar:
“Tani që po flasim për të kuqen më erdhi në mendje diçka shumë e bukur; këngëtaren Gili nëse e mbani mend me këngën “Xixëllonja”, jam dashuruar me të vetëm nga fustani i kuq dhe nga atëherë më mbeti e kuqja si ngjyra ime”, – është shprehur ajo.
Dhe ngjyra e kuqe, që nga ajo dite, e përcjellë kudo. Sa e sa këpuce, fustane, bluza, buzëkuq me ngjyrë të kuqe ajo i ka. Madje edhe flokët shpesh i ka pasur te kuq. Por sikur nuk mjaftoi me kaq, flitet se “Ngjyra e kuqe” e Adrianit është e lidhur me të, ndërsa ajo vetë është e lumtur për faktin që kënga është pëlqyer gjersa thotë: “Të gjithëve ne na përfshin ngjyra e kuqe!”
Është e kundërta e motrës Marina, por ajo thotë se ato të dyja plotësojnë në mënyrë perfekte njëra-tjetrën. Nuk preferon të merret me thashethemet, pasi asaj i mjafton të jetë mirë me veten. Është një altruiste e vërtetë që nuk verbohet lehtë as nga paraja e as nga dashuria. Kjo është Luana jonë e kuqe!

 

Loading...