Kritika të ashpra drejt Lohan

0

Dështimi i radhës për Lindsay Lohan. Aktorja, më mirë e njohur për problemet me drejtësinë, për shkak të abuzimit me drogën dhe alkoolin, është kthyer në ekran me filmin televiziv “Liz & Dick”, i prodhuar nga Lifetime. Filmi tregon historinë e dashurisë mes Liz Taylor dhe Richard Burton në vitet ’60 dhe Lohan-it iu besua roli i divës së madhe hollivudiane që u nda nga jeta në vitin 2011. Pranë saj, në rolin e Burton, reciton Grant Boëler. Filmi do të transmetohet në Amerikë nga Lifetime TV më 25 nëntor, por që tani është “fshikulluar” nga kritika. Që nga skenari e deri tek personazhet, gjithçka është vlerësuar si “shumë e keqe”, në atë pikë sa nga disa kritikë filmi është cilësuar qesharak. Sipas “Hollywood Reporter”, filmi është aq “kot”, sa që rezulton i dështuar sidomos nëse shihet në shoqërinë e miqve me një gotë birrë. “Interpretimi i Lohan është për të ardhur keq, që nga fillimi deri në fund të filmit”, ka qenë një kritikë tjetër, sipas të cilës aktorja nuk ka qenë fare bindëse. Në këtë pjesë, Lohan kritikohet për faktin se është e vetëdijshme se ç’do të thotë të jesh vazhdimisht në qendër të shtypit për skandalet e jetës private, sikurse ishte vetë Taylor.

Loading...

 

Loading...