Kristen Stewart shpjegon veshjen e atleteve në tapetin e kuq

0

Kristen Stewart ka shpjeguar se pse ajo vesh atlete “Converse” gjatë kohës që është mbi qilimin e kuq. Ajo është shprehur se këtë gjë e bën për fansat e saj, të cilët mesa duket rriten gjithnjë e më shumë në numër. Duke qenë se Kristen do që t’i kënaqë të gjithë ata me shtrëngime duarsh dhe autografe ajo ka menduar që të veshë altete. Kur herën e parë në 2009 ajo e bëri një veprim të tillë, u përfol nga të gjithë por nuk pati asnjë përgjigje nga aktorja. Ky veprim u përsërit edhe herë të tjera dhe tashmë ylli i “Twilight” shprehet se me atlete ndihet shumë komode. Megjithatë duhet theksuar se në paraqitjet e saj në tapetin e kuq, aktorja u shfaq me taka tepër të larta dhe me një veshje provokuese.

Loading...

 

Loading...