Klipi i ri i Gagës, skena sensuale

0
147

Duke u përlyer në krem torte dhe me lëvizje sensuale e të tepruara do të shfaqet Lady Gaga në videoklipin e saj më të ri, që do të publikohet brenda pak ditësh. Deri më tani ajo që mbetet e sigurt është fakti se klipi do të përmbajë skena sensuale dhe me lëvizjet e saj këngëtarja do ta bëjë edhe më të përfolur këtë video. Në fakt deri më tani është publikuar vetëm një fraksion prej 20 sekondash nga videoklipi, por kaq ka mjaftuar për të ngritur mjaft polemika, ndërsa është bërë i ditur titulli i këngës që do të quhet “Cake”. Për ta thënë më troç, Gaga thuajse e zhveshur, këtë herë shfaqet në klipin e xhiruar nga fotografi Terry Richardson duke bërë seks me një tortë. Këngëtarja e njohur pop simulon lëvizje provokuese ndërkohë që është përlyer tërësisht me kek. Veprimet e saj joshëse më pas vijojnë në një vaskë me ujë. Gaga në videon 20 sekonda të gjatë është veshur me lingerie dhe lëvizjet provokuese i bën rreth një ëmbëlsire.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency