Jennifer Lopez, me apartament të ri në Stamboll

0
134

Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez ka bërë së fundi një blerje të bujshme në qendër të Stambollit. Apartamenti i saj është në qendër të qytetit dhe ka rreth 700 metra katrorë. Kompleksi i banesave luksoze, përfshirë edhe atë të këngëtares së famshme amerikano-latine, do të ndërtohet deri në fillim të vitit 2015. Lopez mori pjesë në takimin e bordit të kompanisë ndërtimore në Atasehir, dhe derisa mori çelësat e banesës tha se ishte shumë e kënaqur me vizitën e saj në Stamboll. Duket që këngëtares së hitit “On the Floor”, e cila para disa ditësh ka mbajtur një koncert në këtë qytet, i ka pëlqyer jo vetëm mikpritja, por edhe pamjet madhështore që i ofron kjo pjesë e Azisë së Vogël.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency