Flaka Krelani, në Festivalin e RTSH

0

Rokerja kosovare, Flaka Krelani, që i ka munguar skenës për një kohë, do të rikthehet me një baladë në Festivalin e 51-të të RTSH. Në vitin 2007, Krelani së bashku me këngëtaren Doruntina Disha, pas një skandali në votime, përfunduan me çmimin e dyte. Nëse ju kujtohet, popullariteti i këngëtarit shumë të dashur Alban Skënderaj pësoi rënie në Kosovë, për faktin që nuk i dha asnjë pikë duetit Krelani-Disha me këngën “Jeta kërkon dashuri”, duke hequr mundësin për Eurovision. Faji ishte te pazaret që bëheshin brenda panelit të gjyqtarëve. Dy vite më vonë, në vitin 2009, Flaka u paraqit sërish në festival dhe zuri vendin e pestë me këngën “Le të bëhet çfarë të dojë”. Këtë vit ajo vjen me një baladë, duhet theksuar e para në repertorin e saj, të kompozuar nga Endri Sina dhe me vargje të Pandi Laços. I pëlqen të këndojë live ndaj ka zgjedhur Festivalin e RTSH për t’u rikthyer, duke i dhënë emocione të vërteta aty për aty. Urojmë që hera e tretë të jetë e vërtetë për këngëtaren nga Gjakova, që ëndërron një ditë të përfaqësoj shtetin shqiptar në Eurosong, një ëndërr që vjet e përjetoi me sukses shoqja e saj Rona Nishliu.

Loading...