Bieber e Gomez sërish bashkë

0
141

Duket se edhe çifti Selena Gomez dhe Justin Bieber janë duke kaluar një periudhë të mirë në lidhjen e tyre, duke hedhur poshtë të gjitha lajmet se ata nuk ishin më bashkë. Hera e fundit që ata janë parë së bashku ishte mbrëmja e ndarjes së çmimeve në “American Music Awards”, ku Justin u vlerësua me tre çmime në AMA, përfshirë këtu artisti i vitit dhe këngëtari më i mirë pop-rock mashkull. Megjithatë në tapetin e kuq Bieber u shoqërua nga nëna e tij dhe kjo i përforcoi zërat se çifti ishte ndarë, por burime pranë këngëtares Gomez sqaruan se ajo nuk kishte dashur të shfaqej në publik dhe kjo kishte qenë arsyeja se pse Justin ishte me të ëmën. Por diçka tjetër ka ndodhur me Gomez, pasi ajo është dërguar urgjentisht në një spital në Los Angelos. Këngëtarja ka pasur dhimbje të mëdha të fytit dhe i është dashur që të drejtohet në emergjencë për t’iu nënshtruar disa trajtimeve. Selena kohëve të fundit ka pasur probleme me fytin dhe shkaku i kësaj i është dashur të anuloj disa incizime të këngëve të saj.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency