Berisha, takim me presidenten kosovare Jahjaga

0
224

Kryeministri Berisha zhvilloi dje në mesditë një takim në zyrën e tij me Presidenten e Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga, e cila ishte në kryeqytetin shqiptar me rastin e inaugurimit të shtatores së Hasan Prishtinës. Në takim u vlerësua Hasan Prishtina si një ndër figurat e personalitetet qendrore të lëvizjes së kombit për pavarësi, me kontribut të jashtëzakonshëm si në shpalljen e pavarësisë, edhe në lëvizjet e mëdha për bashkim kombëtar, për liri e dinjitet, vlerat e virtytet e kombit, që hodhën themelet për të ardhmen evropiane të shqiptarëve. Gjithashtu bashkëbiseduesit ritheksuan rëndësinë e madhe për të gjithë shqiptarët që të vërtetat e kombit, kontributi dhe vepra e burrave e grave të shquara të tij, që, për shkak të historisë së dhimbshme të shqiptarëve që përjetuan ndarje, copëtime të padrejta, diktaturën, u shtrembëruan, u dogmatizuan dhe u lanë në harresë, të dalin në dritë të diellit, për t’i shërbyer brezave që vijnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency