Adoptimi i qenve, trendi më i ri në Hollivud

0

Disa nga celebritetet më të famshëm të Hollivudit janë duke shpëtuar jetë, jo jetë njerëzisht, por jetë kafshësh. Tashmë nuk ka mbetur e modës vetëm shëtitja me kafshët, sidomos me qentë, por adoptimi i këtyre të fundit është kthyer në një trend të fuqishëm në personazhet VIP. Në ceremoninë “Projekti i celebriteteve për kafshët”, një nga mbështetëset më të mëdha të adoptimit të kafshëve, Mariel Hemingway, shpjegoi se adoptimi i shumë kafshëve, asaj i ka ndryshuar jetën, duke pasur parasysh se ata janë qen të racave të ndryshme. Madje aktorja tha se në librin e saj më të ri, do t’ia kushtojë “vogëlushëve të sa”, dhe libri titullohet “Një letër qenit tim”. Në këtë botim do të përfshihen letrat e ndryshme që pronarët u kushtojnë qenve të tyre, duke përfshirë edhe letrën e Oprah Winfrey apo Hilary Duff. Edhe aktorja Sandra Bullock, ka adoptuar dy qen nga një strehëze, ndërsa duhet kujtuar se aktorja Denise Richards adoptoi një qen, i cili kishte humbur familjen gjatë uraganit Sandy në SHBA.