Universiteti “Logos”, sesion shkencor për 100-vjetorin, “Zhvillimi kërkon ndryshim”

0
680

Në këtë sesion ishin të pranishëm drejtuesit e universitetit, pedagogë, studentë si dhe Shkëlqesia e tij, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos

 

Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, Universiteti “Logos” ka organizuar një sesion shkencor me temë “Zhvillimi kërkon ndryshimin”. Në këtë sesion ishin të pranishëm drejtuesit e universitetit, pedagogë, studentë si dhe Shkëlqesia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos. Gjatë takimit u mbajtën fjalime me tema të ndryshme, duke filluar nga historia, tema për zhvillimin e studentëve, referime për historinë e ekonomisë, çështjet e mjedisit si dhe disa fjalime të tjera. Në fjalën e tij rektori i universitetit, Ilia Telo, bëri një paraqitje të historisë së popullsisë gjatë Perandorisë Osmane deri në ditët e sotme. Tema e tij, “Dinamika e popullsisë së vendit tonë në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë”, u prit me shumë interes, pasi rektori dha edhe shifra të popullsisë shqiptare para se të shpallej pavarësia. Sipas prof. Ilia Telos, Shqipërinë nuk e zhdukën dot pushtuesit osmanë si dhe falë kryengritjeve të vazhdueshme u krijua mundësia për të shpallur pavarësinë. Dr. Telo theksoi se Shqipërisë në Konferencën e Londrës në 1913 iu la jashtë territorit rreth 56% e popullsisë, ndërkohë që brenda saj u përfshijnë rreth 740 mijë banorë. Rektori i dha një interes të lartë çështjes së emigrimit duke theksuar se numri i emigrantëve është shumë i madh dhe janë më shumë se 1.5 milionë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë larg vendit të tyre. Tema e rektorit për lëvizjet demografike, migrimin, historinë dhe popullsisë u prit me shumë interes dhe ngjalli kureshtjen e të pranishme, të cilët kërkuan të mësonin më shumë detaje për këtë temë, duke bërë pyetje të ndryshme.

Tematikat

Në vazhdim të sesionit ishin pedagogët të cilët vazhduan të tërhiqnin vëmendjen e të pranishmëve me temat interesante të përgatitur nga vet ata. Prof. Leandro Haxhi bëri një paraqitje të kontabilitetit në Shqipëri, duke përmendur se kjo çështja ka që në kohën e Perandorisë Osmane që ekziston. Për dr. Haxhin, çështja e kontabilitetit kërkon një vëmendje të veçantë si dhe një vlerësim për të gjitha figurat, të cilat kanë kontribuar në një çështje kaq të rëndësishme. Sipas prof. Haxhit, Universiteti “Logos” ka kontribuar shumë në çështjen e kontabilitetit. “Fillimisht ka qenë shkollë 2-vjeçare profesionale dhe falë kujdesit të Shkëlqesisë së tij Janullatos, u bë ngritja e këtij universiteti, i cili sot ka shumë vlera”, – theksoi Leandro Haxhi. Evis Trëndafili, doktorante në proces në degën e Informatikës, paraqiti një panoramë të profileve të studentëve, duke identifikuar disa nga veçoritë e tyre. Studimi është bërë duke marrë shumë studentë të Universitetit Politeknik si dhe u pëlqye nga studentët e Universiteti “Logos”, të cilët vlerësuan maksimalisht punimit e znj. Trëndafili. Një temë mjaft e vlerësuar ka qenë “Mbrojtja e mjedisit është detyrë parësore e mbarë shoqërisë”, e paraqitur nga prof. as. dr. Pirro Prifti. Prof. Prifti paraqiti problemet që sjell ndotja e mjedisit, sa i rëndësishëm është mjedisi për ne dhe mbajtja e tij është një detyrimin për secilin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency