Shkodër, policia kap si vrasës të Qarrit një 16-vjeçar. I riu: Doja të vrisja Markun

0

Policia e Shkodrës ka ndaluar një 16-vjeçar si autor të dyshuar të vrasjes së 24-vjeçarit Aleksandër Qarri dhe plagosjes së dy personave të tjerë, pranë universitetit të qytetit. Sipas të dhënave të para, mësohet se i ndaluari është adoleshenti me inicialet A. V., që dyshohet se është nisur për të vrarë gjakësin e tij, shtetasin Lekë Marku, por që më pas nga breshëritë e automatikut ekzekutoi gabimisht 24-vjeçarin Aleksandër Qarri si dhe plagosi studentin Agustin Begeja. Në këtë atentat mbeti i plagosur dhe shtetasi Lekë Marku me një plumb të vetëm në këmbë, ndërkohë që ka shpëtuar mrekullisht edhe djali i xhaxhait të tij. Lidhur me këtë ngjarje, policia e Shkodrës arrestoi dy ditë më parë shtetasin Sandër Vukaj, ndërkohë që dje është arrestuar dhe djali i xhaxhait të tij 16-vjeçari me inicialet A. V. Gjatë marrjes në pyetje, ky i fundit ka marrë përsipër autorësinë e krimit, duke pohuar se ai kishte qenë njeriu që kishte qëlluar mbi 39-vjeçarin Lekë Marku. Shkak i këtij konflikti sipas 16-vjeçarit është gjakmarrja, pasi, sipas dëshmisë së tij, dajat e Lekë Markut, Gjergj dhe Kol Luli, kanë vrarë në vitin 1994 vëllain e tij, shtetasin Simon Vukaj. Lidhur me këtë ngjarje, ata janë dënuar përkatësisht me 25 dhe 22 vite burg, por pavarësisht këtij vendimi, vrasjet kanë vijuar në vitet 1997, dhe më pas në 98. Pas kësaj, në vitin 2000 dhe më pas në ngjarjen e fundit, ku u ekzekutua në 20 nëntor gabimisht shtetasi Aleksandër Qarri.

Loading...