Sherri për drogën, plagosen me armë dy të rinjtë

0
483

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e djeshme, pothuajse në qendër të qytetit të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë ndërtesës së Tatim-Taksave të qytetit bregdetar, as 10 metra larg shkollës 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi”, kur një person, i quajtur Amarildo Çekini, 22 vjeç, banues në lagjen 4, është qëlluar me armë zjarri automatike, ku i plagosur ka mbetur edhe kundërshtari i tij Donald Verdha, që të dy përdorues droge. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit, ku ka hyrë me urgjencë në sallën e operacionit, ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila ka tmerruar banorët e zonës dhe nxënësit e shkollës, që kishin dalë në orarin e pushimit. Policia e Durrësit, sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet e para dhe ka bërë të ditur se dy persona janë plagosur me armë zjarri pas një sherri që ka ndodhur pranë shkollës “Bedrie Bebeziqi” tek dega e Tatim-Taksave. Dy të plagosurit janë Myslim Verdha, i cili njihet si Donald Verdha, 22 vjeç, dhe Amarildo Çekini, 22 vjeç. Të rinjtë janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku mësohet se Donald Verdha është futur në sallën e operacionit për një ndërhyrje kirurgjikale, kurse Amarildo Çekini ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency