Nishani: Mandati i Ina Ramës ka mbaruar sot

0
395

Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaron se kryeprokurores Ina Rama që nga dita e djeshme i ka përfunduar mandati i saj. Në intervistën për “abcnews”, kreu i shtetit theksoi se,: “Kryeprokurori aktual ka përfunduar mandatin e funksioneve dhe detyrës së tij. Ky është një rast shumë i thjeshtë dhe çdo interpretim do të jetë formal. Në konceptin kushtetues mandati konsiderohet si një afat kohor i përmbushjes së detyrës dhe funksioneve të qëndrimit në detyrë, kohë e cila zgjat pesë vjet nga muaji kur merr detyrën”. Sipas presidentit kryeprokurori duhet të jetë një figurë që simbolizon ato kritere dhe atë performancë që të bindë qytetarët dhe të fitojë besimin e tyre. Ndërkohë lidhur me datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kryetari i shtetit nënvizoi se ajo do të përcaktohet në bazë të kërkesave të partive. “Datën e zgjedhjeve do ta dekretoj pas festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë”, u shpreh Nishani. Sa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, kreu i shtetit tha se liderët politikë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse Shqipëria dështon sërish për marrjen e statusit të kandidatit. Ndërkohë lidhur me çështjen e Fierit, e cila përbën edhe kushtëzimin kryesor të socialistëve për votimin e tri ligjeve të Brukselit, Presidenti i vendit  e cilësoi atë sa politike aq edhe ligjore. Gjithashtu kryetari i shtetit ka folur edhe për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë, duke nënvizuar se ajo do të nis nga Vlora me një ceremoni në sheshin e Flamurit dhe do të kulmojë me një pritje nga Presidenti për të gjithë të ftuarit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency