Meta: PS, qesharake me Fierin, u bllokua integrimi në BE

0
338

Gëzim Saliu

Kreu i LSI-së: Kryetari që pretendonte se ishte zgjedhur, mungon në seancat gjyqësore dhe më pas tërhiqet nga padia

Meta: Politika të tregojë përgjegjshmëri për marrjen e statusit

Partia Socialiste u tregua qesharake me çështjen e Fierit. Kështu ka deklaruar dje kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke nënvizuar se bllokimi i tri ligjeve nga ana e socialistëve, të cilësuara si kushte për marrjen e statusit, ishte një vendim kundër interesave të qytetarëve shqiptarë. “Jemi në një moment të rëndësishëm, jemi në prag të 100-vjetorit, por edhe ndërkohë që përgatitet i gjithë kombi për ta festuar këtë 100-vjetor, ne shohim një politikë të papërgjegjshme e cila pengon integrimin e vendit, shohim një politikë qesharake siç kjo puna e Qarkut të Fierit, ku kryetari që pretendonte se ishte zgjedhur kryetar mungon në seancat gjyqësore kur merret vendimi për këtë çështje për paditë që ka bërë vetë dhe merr raport mjekësor nga gruaja e tij mjeke, dhe pasi skadon afati për miratimin e tre ligjeve në Parlament, del dhe thotë se ‘unë tërhiqem tani nga padia që kam bërë sepse i ka kaluar aktualiteti’ e kështu me radhë. E thashë këtë se sa serioze është situata në kuptimin e papërgjegjshmërisë politike”, – tha Meta.

 

Thirrja

Duke shfrytëzuar një takim me strukturat e LSI-së në Komunën e Paskuqanit, Meta ka apeluar për më shumë përgjegjshmëri të klasës politike shqiptare në kuadër të interesave kombëtare. “Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje për përgjegjshmëri. I kemi bërë thirrje edhe Partisë Demokratike për të qenë sa më e përgjegjshme dhe konstruktive. I kemi bërë thirrje edhe Partisë Socialiste për të hequr dorë nga rruga e bllokimit sepse kjo dëmton vendin, nuk është se dëmton thjesht qeverinë. Ne natyrisht nuk e ndryshojmë dot as njërin as tjetrin. Por, ne u kemi treguar dhe u tregojmë shqiptarëve se ne jemi të përgjegjshëm, ne jemi për bashkëpunim, ne jemi për të gjithë problemet e njerëzve, ne jemi për të plotësuar detyrimet ndaj integrimit evropian. Nuk jemi për të bërë kokëfortësi me fatet e vendit edhe të qytetarëve sepse këto i paguajnë qytetarët. Unë them që kjo është ajo që kërkojnë qytetarët shqiptarë”, – u shpreh Meta.

 

Përgjigjja ndaj Ramës

Në takimin e djeshëm, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka ngurruar t’u përgjigjet edhe kritikave të kryesocialistit Rama për Konventën Kombëtare të LSI-së, duke pohuar se ajo përbënte një shembull demokracie. “Konventa Kombëtare e LSI-së ishte një ngjarje e rëndësishme që reflektoi në gjithë vendin, një shembull demokracie që nga zgjedhjet për kryetar, një votim elektronik i realizuar për herë të parë në Shqipëri duke bërë që rezultati të dalë sapo mbaron votimi, të printohet dhe e shikon kushdo në prani të kamerave e kështu me radhë, pasi edhe puna e zgjedhjeve është çështje vullneti. Në politikë gjithçka peshohet me votë, edhe kalkulateti, edhe reputacioni, edhe angazhimi, edhe serioziteti, puna që bëhet e kështu me radhë. Ne nuk kemi frikë as nga konkurrenca dhe as nga demokracia. Përkundrazi i duam ato pasi ato mund të na çojnë përpara”, – u shpreh kreu i LSI-së, Ilir Meta.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency