Konferenca, teknologjia e informacionit, reformim të thellë në vend

0
458

Me rastin e jubileut të pavarësisë, në Tiranë u mbajt konferenca për teknologjinë e informacionit. Duke folur në konferencën për historinë e IT-së në Shqipëri, Kryeministri Berisha theksoi se gjatë këtyre 6 viteve penetrimi i internetit është rritur dhe WEB-i sot është në funksion të qytetarëve. “Po të kthehemi 6 vite më parë përdorimi i internetit ishte i ulët. Sot këta tregues janë rritur shumë herë dhe penetrimi i internetit në Shqipëri është mbi 60 për qind. Qeveria e ka pasur prioritet projektin “Shqipëria dixhitale”, por pa përkushtimin tuaj kjo nuk do të ndodhte. Nuk ka një sektor që të ecë me më shumë fuqi sesa kjo fushë”, – tha Berisha. Sipas tij, shqiptarët komunikojnë sot më shumë se 17 vende në Bashkimin Evropian duke përdorur edhe rrjetet sociale. Kryeministri Berisha shprehu nderimin më të madh për komunitetin e fushës së teknologjisë së informacionit dhe personalitetet e saj në vite, të cilët me përkushtimin dhe aftësitë e tyre realizuan në Shqipëri transformime nga më të rëndësishmet, duke vendosur në Shqipëri standarde të reja të zhvillimit të ICT. Ai vlerësoi matematicienin Kristian Bukuroshi si një akademik të përkushtuar dhe vizionar, i cili së bashku me figura të fushës hodhën baza solide të kësaj dege e cila po bëhet gjithnjë e më shumë degë kryesore në Shqipëri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency