Ekstradohet Hulk Dedja, djali i biznesmenit të vrarë

0
2682

Ekstradohet nga Italia, Hulk Dedja, djali i biznesmenit të vrarë Halit Dedja, që njihet si një nga të fortit e qytetit të Burrelit. 18-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi një vit më parë ka qëlluar me armë zjarri në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së babait të tij, shtetasit Bashkim Dervishi dhe Ismet Kola. Në atentatin që ndodhi në qytetin e Burrelit, objektiv ka qenë hasmi i familjes Dedja, shtetasi Ismet Kola, por plumbat e kallashnikovit kanë marrë edhe një kalimtar të rastit, shtetasin Bashkim Dervishi. Nga ky atentat nuk mbeti i vrarë asnjë person, por vetëm dy të plagosur. Pas krimit të rëndë, Hulk Dedja është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit, duke mos u arrestuar nga policia e Burrelit. Informacionet flasin se 18-vjeçari, i frymëzuar nga të afërmit e tij, ka qëlluar mbi burrin e familjes Kola, të njohur prej kohësh në opinion si familje në hasmëri prej vitesh. I plagosuri Ismet Kola u dërgua menjëherë në spitalin e Burrelit, por më pas nisur nga gjendja e rëndë e tij u dërgua me helikopterë në Spitalin Ushtarak, ku që prej asaj kohe tashmë ka dalë jashtë rrezikut për jetën. Historia midis këtyre dy familjeve ka filluar mjaft herët, kohën kur familja Deda ishte në konflikt me familjen Doda. Nga familja Kola janë vrarë dy pjesëtarë, për të cilët gjithmonë janë akuzuar familja Deda. Seriali i vrasjeve ka vazhduar gjatë, deri edhe rreth dy muaj më parë, kur u vra vetë më i rrezikshmi, Halit Dedja, në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency