Ceremonia Sot në ZRPP-në e Durrësit fillon sistemi One Stop Shop për noterët

0

Në qytetin e Durrësit përurohet sot nisja e sistemit One Stop Shop për noterët në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Për përcaktimin e mënyrave, procedurave dhe kushteve për përdorimin e sistemit elektronik “One Stop Shop – Sistemi i noterisë” noterët duhet të paraqiten në vijimësi në ZRPP e qytetit bregdetar të Durrësit dhe të depozitojnë pranë Administratorit të Sistemit OSS, së bashku me kërkesën për regjistrimin si përdorues, disa dokumente. Noterët e interesuar duhet të paraqesin një kopje të njësuar me origjinalin të licencës për ushtrimin e profesionit të noterit; kopje të regjistrimit të tij në përputhje me ligjin, si dhe numrin e NIPT; një fotokopje të kartës së identitetit; formularin tip të regjistrimit, si përdorues, sipas modelit të paraqitur në Aneksin 1, bashkëlidhur kësaj rregulloreje, të plotësuar dhe të nënshkruar rregullisht; nënshkrimin e deklaratës se janë njohur dhe do të respektojnë kushtet e përdorimit të sistemit “One Stop Shop – Sistemi i noterisë”. Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni, Administratori i sistemit, pasi verifikon dokumentacionin e paraqitur sipas paragrafit 2, të këtij neni do i pajisë noterët me user name-in si përdorues i sistemit dhe fjalëkalimin për hyrjen e sigurt në sistem, që është standard password. Fjalëkalimi, pasi përdoruesi hyn në sistem duhet të ndërrohet. Sistemi kërkon vendosjen e një fjalëkalimi të ri, ruajtja e fshehtësisë së të cilit është detyrë e noterit. Po kështu, noterët duhet të hapin llogari që të vërtetojnë kryerjen e një pagese paradhënie në llogarinë ekonomike të të ardhurave të Degës se Thesarit “Mjete ne ruajtje të noterit për ZRPP”, në bazë të faturës për arkëtim që do të tërheqë nga ZRPP, llogari e cila do te hapet nga noterët dhe që përdoret vetëm për qëllime të mbulimit të shpenzimeve për shërbimet që ai do të marrë nga ZRPP. Kjo llogari nuk mund të përdoret për qëllime të kompensimit të detyrimeve monetare që noteri mund të ketë ndaj ZRPP. Shërbimi i noterisë i ka dhënë këto detaje të rëndësishme për çdo noter në vend, pasi me dixhitalizimin e zyrave të ZRPP-ve, qytetarët do t’i drejtohen atyre për çdo veprim që duhet të kryejnë në këto zyra.

Loading...

 

 

 

Loading...