Atentati në Mamurras, arrestohet në Itali Jetmir Llani

0
436

Teksa policia shqiptare e kërkonte në Shqipëri si autor të atentatit ndaj vëllezërve Shkreta, kanë qenë karabinierët ata që mundësuan arrestimin e të shumëkërkuarit Jetmir Llani. Ky i fundit është kapur duke ecur rrugëve të qytetit të Firences. Në momentin e arrestimit, Llani ka deklaruar se ishte i pafajshëm dhe se nuk kishte kryer asnjë vrasje, pasi në momentin e ekzekutimit të Gentjan Shkretës, ai ndodhej në Itali dhe jo në Shqipëri. Mirëpo pavarësisht këtij fakti, është arritur që ai të mbahet i izoluar dhe se tashmë ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit me qëllim transportimin e tij në Shqipëri. Aktualisht, Prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzën e “Vrasjes me paramendim” ndaj Jetmir Llanit dhe vëllait të tij Muharrem Llani, të cilët së bashku kanë qëlluar me automatik mbi dy vëllezërit Shkreta, pikërisht në vendin ku u vra në muajin qershor 9-vjeçari Endrit Llani. Konflikti mes dy familjeve tashmë ka tri viktima. Vrasjet mes dy fiseve lindën kur në qendër të Mamurrasit, Muharrem Llani u grind me njërin prej vëllezërve Shkreta. Në shenjë hakmarrjeje Altin dhe Vladimir Shkreta qëlluan në pritë Muharremin, por vranë nipin e tij 9-vjeçar. Për ngjarjen e 5 qershorit, Gjykata e Kurbinit caktoi masën e sigurisë “Burg pa afat” për dy vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta, për akuzën e vrasjes së 9-vjeçarit dhe plagosjen e xhaxhait të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency