Vjen armëpushimi mes Izraelit e Hamas

0
1164

Izraeli dhe lëvizja Hamas që qeveris në Gaza kanë rënë dakord për armëpushimin që i jep fund një javë bombardime të avionëve izraelitë ku kanë vdekur më shumë se 160 palestinezë. Lajmi erdhi nga zyrtarë egjiptianë dhe të Hamas. Marrëveshja hyri në fuqi dje në ora 19.00 (21:00 ora lokale), thonë zyrtarët. Disa parashikime të së martës nuk kishin arritur të prodhonin rezultate për armëpushim. Ndërkohë, rreth 15 njerëz u vranë dje nga bombat në Gaza. Një bombë shpërtheu në një autobus të Tel Aviv, duka plagosur tre vetë. Ministri i jashtëm egjiptian Kamel Amr njoftoi për armëpushimin në një konferencë shtypi në Kairo, bashkë me sekretaren amerikane të shtetit Clinton, që i ishte bashkuar negociatave të mërkurën. Detajet e marrëveshjes së arritur nuk janë ende të qarta. Kërkesat e Izraelit përfshijnë përfundimin e zjarrit të raketave nga Gaza dhe përpjekje të koordinuara ndërkombëtare për parandalimin e armatosjes së Hamas. Kurse Hamas nga ana e saj kërkonte një fund të ofensivës në Gaza dhe vrasjeve të shenjestruara të Izraelit. Izraeli e pranoi marrëveshjen, sipas deklaratës së zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Netanjahu u konsultua me Presidenin amerikan Barack Obama përpara se të pranonte armëpushimin. Zoti Netanjahu pranoi sugjerimin e zotit Obama për “t’i dhënë një shans propozimit të Egjiptit për armëpushim dhe rrjedhimisht mundësisë së stabilizimit të situatës, përpara se të jetë nevojë për të aplikuar forcë më të madhe.” Që armëpushimi të jetë i qëndrueshëm, “sulmet me raketa [nga Gaza] duhet të ndalojnë dhe qetësia e gjerë duhet të mbizotërojë,” tha sekretarja Clinton. “Tani duhet të fokusohemi në arritjen e nj rezultati të qëndrueshëm që promovon sigurinë rajonale dhe avancon dinjitetin dhe aspiratat legjitime, si të palestinezëve ashtu dhe izraelitëve,” tha ajo. Izraeli nisi ofensivën e tij ajrore në Gaza nj javë më parë, me bombat fillimisht ndaj kreut të Hamas, Ahmed Jabari. Militantët vazhduan të lëshonin raketa drejt Izraelit dhe ky i fundit shtoi bombardimet e artilerinë mbi zonat e banuara duke vrarë qindra njerëz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency