Google doodle me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë

0

Google do të festojë 100-vjetorin e shtetit shqiptar me një “doodle” dhe ky është lajmi konfirmues! Doodles janë logo-surpriza nga Google që nxirren në çaste të caktuara në përkujtim ose në festim të ngjarjeve apo njerëzish të dalluar në histori. Shembuj të doodles janë imazhet në ditët e lojërave olimpike, doodle për nder të Chaplinit, Pac-man etj. Prej kohësh disa lëvizje nga disa grupe në Facebook, Twitter dhe në rrjete të tjera sociale kanë tentuar të tërheqin vëmendjen e punonjësve të Google për një doodle për festimin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar, dhe duket se kanë funksionuar këto përpjekje!