Ermal i BB5 me të dashur të re, duket se ngjan me ish-in e tij…

0

Ermal Merdani ka vendosur të shfaqet hapur në publik me të dashurën e re, pas ndarjes nga Françeska Jaçe, vajza nga Vlora me të cilën u njoh gjatë lojës së “Big Brother 5”.
Edhe pse për media ai pohoi se këtë herë ishte duke jetuar një lidhje të re më një vajzë brune, e vërteta është që në fakt vajza me të cilën ai është lidhur tashmë është po ashtu një bionde, e cila për më tepër i ngjason Françeskës. Ermali dhe e dashura e tij e re duken shumë të dashuruar dhe të sigurt me njëri-tjetrin, përderisa kalojnë shumë kohë bashkë, dhe frekuentojnë jetën e natës pa u fshehur nga paparacët.
Ndërkohë që në lidhje me jetën sentimentale pas ndarjes nga Françeska, Ermal Merdani deri tani nuk ishte fotografuar me asnjë vajzë tjetër, përveç deklaratës së tij për gazetën “Panorama”, disa ditë më parë, ku tregoi vetë për të rejat në jetën private.
Shkak për këtë deklaratë se tashmë e kishte harruar Françeskën, pasi ishte lidhur me një vajzë tjetër, u bë vetë Françeska, e cila ndoshta kishte marrë vesh diçka për lidhjen e tij të re, dhe ndaj postoi në facebook-un e saj foto intime me Ermalin nga periudha kur ishin bashkë.
Fansat aluduan për një rikthim të mundshëm me Françeskën, aludim që ish-misteri e rrëzoi menjëherë, duke pohuar se tashmë Françeska nuk i interesonte, pasi ai kishte krijuar një lidhje të re me një vajzë brune.

Loading...