CEFTA, platformë për rritjen e konkurreshmërisë

0
1316

Presidenti i KASH, Enver Ferizaj: Lëvizja e lirë e njerëzve dhe e kapitaleve është arritje për të gjithë qytetarët

Blendi Hasani

Shumëkujt i kujtohen diskutimet dhe skepticizmi për hapjen e Shqipërisë me tregun e lirë, me nënshkrimin e OBT-së, Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe së fundmi marrëveshjen e tregtisë së lirë me Evropën Qendrore (CEFTA) për dëmin që do t’i sillte veçanërisht prodhimit bujqësor vendas. Por sot të gjithë shohin konkretisht që këto marrëveshje po shërben si platforma e zhvillimit dhe konkurrueshmërisë për biznesin dhe prodhimin vendas.
Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj, në një prononcim për mediat, në kuadër të takimit të Komisionit të Ministrave të CEFTA-s, për vitin 2012 që u mbajt në Tiranë, ku Shqipëria ishte dhe kryesuese e radhës, vlerëson se “sot lëvizja e lirë e njerëzve, e kapitaleve është një arritje e konsiderueshme për të gjithë qytetarët, konsumatorët e tregtaret, pasi sot mbi 90% e produkteve të tregtuara në Shqipëri janë pa taksë doganore. Të gjitha vendet e CEFTA-s, njohën një rritje të konsiderueshme të tregtisë nga viti në vit”. Në vitin 2010 dhe 2011 volumi tregtar për vendin tonë shënoi rritje të mëdha ku padyshim peshë kryesore mban bujqësia e industria ushqimore. Prodhimet ushqimore zënë afër 17% të volumit tregtar, 8% të eksportit dhe 16% te importeve dhe nga ana tjetër 18% te deficitit tregtar. Ferizaj thekson se rritja eksport-import po realizohet më së miri dhe kjo është një tregues pozitiv për tregtinë me vendet anëtare të CEFTA-s. Ky bashkëpunim thotë ai, është krijimi i një tregu të liberalizuar në rajon, që mundëson zgjerimin e aktivitetit tregtar dhe rrit tërheqjen e investitorëve të huaj në Shqipëri.

Referuar përfitimeve ekonomike, Ferizaj vuri në dukje se “gjatë vitit 2011 eksportet shqiptare në total u rriten 26% më shumë se në 2010-ën, ndërsa në bujqësi u rritën rreth 35%. Por konkurrueshmëria e prodhimit mbetet objektiv parësor i politikave tona pro-biznes, mission i cili gjen reflektim në marrëveshjet e CEFTA-s, alternativë për rritjen e produktivitetit dhe rritjen ekonomike”

Duke sjellë në vëmendje misionin e CEFTA-s, Ferizaj thekson se ky organizëm ka për qëllim të eliminojë pengesave për tregtinë reciproke mes shteteve anëtare, krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin dhe diversifikimin e tregtisë, nxitjen e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike për përfitim reciprok dhe për kontributin në procesin e integrimit në BE, kontribut në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me BE-në dhe për integrimin në sistemin tregtar shumëpalësh.
Po të shohim sot politikat tregtare në ndihmë të prodhuesve dhe eksportuesve që u zbatuan gjatë vitit 2011 me vendet e rajonit, eliminuan të gjitha tarifat doganore sipas marrëveshjes së CEFTA-s.
Në këtë aspekt, shprehet presidenti i KASH-it, është shumë e rëndësishme që CEFTA të shihet në një kontekst më të gjerë dhe nga këndvështrime të ndryshme, në mënyrë që të kuptohet për ato çfarë ajo është në të vërtetë si një kontribut politik dhe ekonomik që mundëson zhvillimin ekonomik dhe që do të kontribuojë eventualisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit politik në Ballkan.
Referuar përfitimeve ekonomike, Ferizaj vuri në dukje se “gjatë vitit 2011 eksportet shqiptare në total u rriten 26% më shumë se në 2010-ën, ndërsa në bujqësi u rritën rreth 35%. Por konkurrueshmëria e prodhimit mbetet objektiv parësor i politikave tona pro-biznes, mission i cili gjen reflektim në marrëveshjet e CEFTA-s, alternativë për rritjen e produktivitetit dhe rritjen ekonomike”.
Sot Shqipëria ka rritur kapacitetet prodhuese në shumë degë të agroindustrisë me standardet e BE-së, ne arrijmë të plotësojmë nevojat e vendit dhe të ofrojmë sasi për eksport si për vezë, produkte të qumështit, të ujit, bimëve mjekësore, vajit të ullirit, peshkut, perime të freskëta etj., por e rëndësishme është se kemi zgjeruar hartën e vendeve ku eksportojmë, rreth 16 shtete, përfshirë ato të BE-së e të rajonit, ku ne jemi prezentë me prodhimet tona.
Vlerën më të lartë të eksportit e arrijmë me bimët mjekësore – afro 2 miliardë lekë ose 25% të eksporteve agrare – si në Gjermani, në SHBA etj. Falë këtij liberalizimi të ekonomisë, të lëvizjes së lirë të njerëzve janë përfituar eksperienca pozitive nga prodhuesit dhe tregtaret, duke hapur tregje të reja, produkte të reja. Ndërkohë që anëtarësimi në BE do të shtojë mbështetjet nga fondet e BE-se, për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas dhe adaptimin e standardeve të prodhimit, marketingut që kërkon kjo marrëveshje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency