Berisha uron 100-vjetorin e Albtelekomit

0

Kryeministri Berisha përshëndeti mbrëmjen e djeshme 100-vjetorin e themelimit të telekomit shqiptar. Ai ishte i ftuar në pritjen e organizuar nga Albtelekomi dhe gjatë fjalës së tij ai e vlerësoi atë, një rrugë të gjatë, të vështirë, por të suksesshme. “Është një nder i veçantë për mua t’ju uroj 100-vjetorin e themelimit të sipërmarrjes e shërbimit tuaj, t’ju uroj suksese gjithnjë e më të mëdha. Por sot është një rast për mua të përulem me nderim të madh para atyre grave e burrave që themeluan Albtelekomin e shtetit shqiptar, 100 vjet më parë, të përulem me nderim e të shpreh mirënjohjen ndaj atyre qindra e qindra punonjësve të asaj kohe, që me shpejtësi të madhe shtrinë në mbarë vendin linjat e telekomunikacionit, në një vend, ku autostradat më të gjera ishin rrugët e qerreve dhe në tërësi, sistemi rrugor përbëhej nga shtigje mushkash”, – tha shefi i kabinetit qeveritar. Kryeministri tha se ky 100-vjetor është një rast i mirë për të shprehur mirënjohjen ndaj atyre që në terrenin e kushtet më të vështira i dhanë Shqipërisë së pavarur infrastrukturën e parë moderne. Zoti Berisha falënderoi gjithashtu grupin “Çalik”, i cili mbështeti fort projektin madhor të qeverisë të Shqipërisë dixhitale, duke e ridimensionuar Albtelekomin dhe duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme dixhitale.

Loading...