AMC merr “Çmimin për rrjetin 3G më të mirë”

0
939

Falë investimeve të saj të qëndrueshme në mbulimin e vendit me shërbimet e internetit më të shpejtë të brezit 3G, AMC mori sot “Çmimin për rrjetin 3G më të mirë”. Ky çmim u dha në Forumin e 4-t Infocom Albania, me temë “Nga evolucioni infrastrukturor në revolucion dixhital”. Këtë vit, forumi vjen edhe në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitris Blatsios, pasi falënderoi organizatorët dhe të pranishmit, shpjegoi sesi kompania që ai drejton arriti të vlerësohet për internetin 3G më të mirë në vend. “AMC nuk ka reshtur kurrë se investuari në kapacitetet e saj teknike, sot të prekshme në formën e sinjalit 3G për më shumë se 95 për qindtë vendit. AMC do të vijojë të shënojë arritje të reja në teknologjitë e inovacionit”, tha zoti Blatsios.
“Çmimi për rrjetin 3G më të mirë” i jepet AMC pasi rrjeti i kompanisë është në gjendje të ofrojë standardin më të lartë të internetit që përdoret aktualisht në Europë. Në këtë mënyrë, AMC ka plotësuar standardin ndërkombëtar HSPA+ (Akses i Evoluar me Shpejtësi të Lartë të të Dhënave). Platforma 3G e AMC është implementuar menjëherë dhe kudo, duke synuar ofrimin e të njëjtës cilësi shërbimi abonentëve në zona të ndryshme të vendit.
Ky është viti i dytë që AMC merr njëçmim të rëndësishëm për produktet dhe shërbimet e saj novatore nëForuminInfocom Albania. Vitin e shkuar, në të njëjtin aktivitet, kompanisë iu dha “Çmimi për produktin më të mirë” për AMC Fiks.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency