Nesër në Korçë, Skënderbeu pret Flamurtarin

0

Kuqezinjtë nga Vlora shkojnë në këtë duel në formën e vet më të mirë

Loading...

Altin Vorpsi
Në këtë muaj krahasimet për Skënderbeun që “merr Krujën” apo “i drejtohet edhe Vlorës” nuk janë të zakonshme. Brenda pak ditësh vendi ynë “mbush” 100 vjeç dhe qytet në fjalë janë “të shenjta” edhe për ekipin korçar. Skuadra e drejtuar prej Mirel Josës mund të vendosë edhe fatet e një kampionati që ende është në javën e tij të 11-të.

Vlora

Nesër në Korçë do të luhet supersfida e Kategorisë Superiore që ishte në program për t’u luajtur dy javë më parë. Flamurtari do të ketë përballë “armiqtë” e Skënderbeut që në dy vitet e fundit kanë dominuar në Shqipëri. Kësaj here kuqezinjtë e Rubios do të kenë në dorë fatet e tërë kampionatit. Nëse do të mundin kampionët në fuqi, atëherë do të mund të thonë edhe ata të vetën në këtë edicion që përkon siç thamë edhe më lart me 100-vjetorin e pavarësisë. Në të kundërt gjithçka do të shkojë sipas planeve të korçarëve.

Momenti

Skënderbeu nuk është me fat pasi do të presë një skuadër në formë. Flamurtari po kalon një moment të artë në këtë muaj. Këtë fundjavë ekipi kuqezi ka mundur që të marrë fitoren e tretë radhazi (në katër që korrur në tërë kampionatin). Kështu sfida me liderët e Kategorisë Superiore nuk mund të vinte në periudhë më të mirë.

 

Rubio: Sfidë delikate

Flamurtari i Hulian Rubios do të luajë nesër një sfidë vendimtare. Nëse dalin me tri pikët, atëherë vlonjatët mund ta konsiderojnë vetën jashtë krizës që i përfshiu në javët e para të Kategorisë Superiore. Vetë Rubio, edhe pse e ka mbyllur me sukses sfidën me Kukësin (e vlefshme për javën e 11-të Kategorisë Superiore), po i përkushton shumë vëmendje ndeshjes vendimtare që e pret. Në një prononcim për mediat ai theksoi: “Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, pasi përballë do të kemi skuadrën kampione në fuqi e cila edhe këtë sezon futbollistik ka treguar se është e pamposhtur. Ne do të shkojmë drejt Korçës vetëm me një rezultat pozitiv, sepse vetëm ai na punë pasi nuk pranojmë rezultat tjetër. Për fat të mirë grupin e kam të plotë dhe kjo është një anë pozitive për ne pasi kur në fushë zbret me një formacion të plotë nuk e vret shumë mendjen. Kërkoj nga lojtarët të zbatojnë detyrat e tyre dhe të jenë të përqendruar në lojë, pasi një moment hutimi ose mospërqendrimi aty merr edhe një goditje. Ne e respektojmë jashtë mase shumë kundërshtarin dhe e vlerësojmë maksimalisht atë. Kam shumë besim tek çunat e rinj, pasi ata janë e ardhmja e Flamurtarit. Shpresojmë që të jemi ne ata të cilët t’i thyejmë dhe t’u shkaktojmë humbjen e parë kampionëve”, – u shpreh tekniku spanjoll i Flamurtarit, Hulian Rubio Sançez.

Loading...