Nesër mblidhet komisioni për Reformën në Drejtësi, PD kundërshton rolin në ligj të DSIK dhe ILDKP

0
230
Të marten  në orën 11:00,  Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, do të diskutojë ligjin për Rivlerësimin, e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Partia Demokratike tashmë ka gati opinion e saj, të cilin do ta parqesë  në Komision Nënkryetari  Oerd Bylykbashi.
Burime pranë Partisë Demokratike i thanë  Ora News  se kundërshtitë për ligjin që mban firmën e OPDAT dhe EURALIUS, nuk janë të pakta.
Ekspertë demokratë shohin jo të përshtatshëm dhe problematik në ligj,  rolin e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive.  Po të njëtat burime, thanë se këto dy institucione duhet të kene vetëm rol informues dhe jo hetues në proces sikunder parashikohet.
Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar  dhe ILDKP, siaps demokratëve  janë dy intitucione që kanë dështuar të ushtrojnë detyrat e tyre si dhe janë nën influencë poltike.  Ekspertët demokratë mendojnë  se çështja e hetimit nga faza e parë deri në vendimmarrje duhet t’i perkasë organeve  të reja të rivlerësimit pasi siç argumentojnë  është e pamundur që e njëjta strukturë me të njëjtën përbërje dhe mënyrë  funksionimi, me të njëjtën varësi apo pavarësi nga politika do mund të performojë ndryshe.
Gjithashtu  një pikë e debatueshme  pritet të jetë dhe afati i  procesit të rivlerësimit. Në ndryshimet kushtetuese të miratuara me konsensus, është parashikuar që ky proces të jetë për një afat 5 vjeçar.
Jashtë debatit poltik nuk do të qëndrojë dhe neni 34 i projektligjit  që lidhet me standartet e kontrollit të figurës së  gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Ky nen në procesin e rivlerësimit  cilëson si rrethanë ndaluese dhe kur  subjekti është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar. Dhe ne keto kushte duket se sapo ka nisur nje faze e re debati për reformën.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here